Memorandumi mirëkuptimi ndërmejt INSTAT dhe Zyrës së Statistikave të Republikës së Serbisë (SORS)

Institutit të Statistikave (INSTAT) dhe Zyra e Statistikave të Republikës së Serbisë (SORS) nënshkruan një memeorandum mirëkuptimi për statistikat zyrtare.

Memorandumi krijon një kornizë dhe kushte të përgjithshme për bashkëpunimin efikas. Ai mbështet një sërë aktivitetesh dhe promovon vendosjen e objektivave dhe proçedurave të bashkëpunimit të ndërsjellë për shkëmbimin e informacionit dhe shkëmbimin e pikëpamjeve dhe përvojës në mënyrë që të lehtësojë zhvillimet dhe zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta statistikore.

Ky Memorandum përfaqëson një shprehje vullneti të qëllimit midis palëve nënshkruese për të punuar së bashku për të nxitur efikasitetin e njohurive.

Brenda bashkëpunimit palët kanë për qëllim të punojnë së bashku në fushat statistikore të dakorduara reciprokisht,veçanërisht në çështjet e TIK-së, çështjet metodologjike dhe cilësore, si dhe çështjet infrastrukturore dhe organizative.

Në parim,të gjitha temat janë fusha potenciale për veprim në kuadër të këtij Memorandumi. Përzgjedhja e temave specifike është një çështje e marrëveshjeve reciproke në të ardhmen. 

 

 

Fotografi nga Aktiviteti