Konferenca Rajonale mbi Statistikat Gjinore

23 - 24 Tetor 2014
 

Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) me mbështetjen e Entitetit të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave në Shqipëri (UN Women Albania) organizojnë "Konferencën Rajonale  mbi Statistikat Gjinore në Shqipëri".

Qëllimi i konferencës është vënia në fokus e barazisë gjinore, duke siguruar një pamje të qartë të situatës aktuale në Shqipëri, përmes të dhënave statistikore të realizuara nga INSTAT.

Konferenca do të hapet nga Drejtori i INSTAT Z. Gjergji Filipi dhe do të adresohet nga zyrtarë të lartë; si Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Z. Erion Veliaj, Përfaqësues i UN Women për Shqipërinë Z. David Saunders, përfaqësues nga Ministria e Jashtme etj. Në këtë konferencë do ketë pjësëmarrje të ekspertëve nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore.

Konferenca organizohet në kuadër të aktiviteteve të Proçesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), ku Shqipëria ka kryesinë për periudhën Qershor 2014 - 2015.

Fotografi nga Aktiviteti


Dokumenta nga Aktiviteti

Prezantime

Publikime