Konferenca Ndërkombëtare për Statistikat e Aplikuara dhe Ekonometrinë


27 - 28 Prill 2017, në Tiranë.

 

Universiteti Epoka, së bashku me Institutin e Statistikave dhe Shoqërisë Ekonomike të Shqipërisë do të organizojnë Konferencën Ndërkombëtare për Statistikat e Aplikuara dhe Ekonometrinë.

Ky aktivitet do të organizohet në nivel ndërkombëtar dhe pritet të ftojë mbi 200 akademikë nga e gjithë bota.

Prof. Dr. Donald B. Rubin Departamenti i statistikave, Universiteti i Harvardit, Prof. Dr. Soren Johansen Departamenti i Ekonomisë, Universiteti i Kopenhagen dhe Prof. Dr. Duo Qin Departamenti i Ekonomisë, SOAS, dhe Universiteti i Londrës do të nderojnë konferencën si folësit kryesorë.

INSTAT si bashkëorganizues i kësaj konference, ju fton të bëheni pjesë e këtij aktiviteti madhor dhe të rëndësishëm për Statistikat e Zbatuara dhe Ekonometrinë, duke kontribuar në fushën e kërkimeve shkencore.

Qëllimi i kësaj konference është që Akademikët, shkencëtarët, kërkuesit dhe studiuesit kërkimorë të ndajnë përvojat dhe rezultatet e kërkimeve të tyre ne lidhje me Statistikat e Aplikuara dhe Ekonometrinë. Gjithashtu ka për qëllim të sigurojë forume të veçanta për studiuesit, praktikantët dhe akademikët për të paraqitur dhe diskutuar të rejat më të fundit si dhe sfidat praktike të hasura dhe zgjidhjet e miratuara në fushën e Statistikave të Zbatuara dhe Ekonometrinë.

Nëse dëshironi të bëhëni pjesë e kësaj konference duke kontribuar me punimet tuaja,  ju lutem drejtohuni në faqen zyrtare të aktivitetit mbi mënyrën e aplikimit; http://icase.epoka.edu.al/2017/ 

Gjithashtu për më shumë hollësi në adresën e emailit; icase@epoka.edu.al

 

Fotografi nga Aktiviteti


Dokumenta nga Aktiviteti