Instituti i Statistikave dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi

30 Mars 2017

Pallati i Kongreseve

 

Ndër vite, INSTAT dhe SHKP kanë shkëmbyer të dhëna të vlefshme mbi punësimin dhe papunësinë, që kanë ndihmuar palët në prodhimin e statistikave të tregut të punës dhe në hartimin e politikave për nxitjen e punësimit dhe reduktimin e papunësisë në vend.

Informacioni i prodhuar dhe i shkëmbyer është zgjeruar dhe përmirësuar në funksion të vetëdijes se politikat efiçiente janë të orientuara nga statistikat.

Në vijim të eksperiencës së ndërtuar ndër vite, INSTAT dhe SHKP do të vazhdojnë bashkëpunimin e mirë, me qëllim që të përmirësojnë cilësinë e prodhimit statistikor në përputhje me parimet e statistikave zyrtare, me qëllim që t'i përgjigjen në kohë dhe me cilësi kërkesave gjithnjë në rritje të përdoruesve.

Fotografi nga Aktiviteti


Dokumenta nga Aktiviteti