INSTAT kontribuon në politikat statistikore ndërkombëtare përmes anëtarësisë në Bordin e PARIS21

Tiranë, më  28 Prill 2015:  

Shqipëria bëhet pjesë e iniciativës PARIS21 (Partneriteti në Statistika për Zhvillimin në shekullin e 21-të) përmes INSTAT, duke iu dhënë shansi unik të jetë pjesëmarrëse aktive në politikat më elitare në fushën e statistikave në nivel ndërkombëtar.

Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, Z. Gjergji Filipi është emëruar anëtar i Bordit të kësaj strukture dhe përfaqëson vendet e rajonit të Evropës Lindore dhe Konfederatës së Shteteve të Pavarura, si dhe është anëtar i Grupit të Referencës së Ekspertëve për rishikimin e Udhëzuesit për hartimin e strategjive kombëtare të zhvillimit të statistikave në vendet në zhvillim.  

 

 

Fotografi nga Aktiviteti


Dokumenta nga Aktiviteti