INSTAT dhe Ministria e Bujqësisë, nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi në fushën e statistikave

 

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti dhe Drejtoresha e INSTAT, Mirela Muça, nënshkruan ditën e enjte, datë 31.03.2016, memorandumin e mirëkuptimit mes dy institucioneve, me qëllim rritjen e funksionimit të Statistikave Zyrtare, duke bërë më të dukshëm organizimet e punës dhe detyrimet dypalëshe të këtij bashkëpunimi. Mbi bazën e kësaj marrëveshje, MBZHRAU dhe INSTAT sigurojnë shkëmbimin e të dhënave prodhuar brenda fushës institucionale respektive për kryerjen e aktiviteteve statistikore. Për prodhimin e Statistikave Zyrtare, MBZHRAU i transmeton INSTAT-it të dhënat si dhe rezultatet e parashikuara në Programin e Statistikave Zyrtare të cilat shërbejnë për prodhimin e statistikave zyrtare në disa tregues të rëndësishëm siç janë ato të kontributit të bujqësisë në Prodhimin e Brendshëm Bruto.  Gjithashtu, INSTAT-it i jepet e drejta e hyrjes në të dhënat administrative në nivel makron ose ato nivele që është e nevojshme për prodhimin e këtyre treguesëve statistikore.

Fotografi nga Aktiviteti


Dokumenta nga Aktiviteti