Dita Botërore e Statistikave

20 Tetor 2015

Instituti i Statistikave (INSTAT) në kuadër të ditës Botërore të Statistikave, organizojë aktivitetin me tematikë "Dita e Hapur për Statistikat".

20 Tetori 2015, është caktuar si Dita Botërorë e Statistikave dhe do të festohet me aktivitete të ndryshme në të gjithë botën, me tematikë " Të dhëna cilësore. Jetë më e mirë"

Qëllimi i këtij aktiviteti është të sjellë statistikat zyrtare pranë publikut të gjerë dhe të informojë mbi rëndësinë e tyre në marrjën e vendimeve dhe monitorimin e politikave për zhvillimin e shoqërisë.

Në këtë aktivitet u prezantuan produkte të reja të Institutit të Statistikave me synimin për të rritur gamën dhe cilësinë e produkteve statistikore për përdoruesit dhe politikë bërësit.

Ky aktivitet ishte i hapur për të gjithë publikun që dëshirone të njihte më shumë dhe të jepte kontributin e vet në përmirësimin e sistemit statistikor në Shqipëri.

Fotografi nga Aktiviteti


Dokumenta nga Aktiviteti