Census 2011: Profili i Personave me Aftësi të Kufizuara dhe i Popullsisë Rome dhe Egjiptiane

Tiranë, më  13 Maj 2015: 

 

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Instituti i Statistikave, në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PNUD) dhe Qeverinë Zvicerane, organizuan ceremoninë e prezantimit të dy raporteve, atë mbi profilin e personave me aftësi të kufizuara si dhe të popullsisë Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri bazuar në Censusin 2011. Qëllimi i kësaj veprimtarie është të riafirmojë angazhimin e Qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore për të çuar përpara përfshirjen sociale të grupeve vulnerabël e të margjinalizuara, si dhe të paraqesë për publikun gjetjet e dy studimeve më të reja lidhur me profilin social-ekonomik dhe demografik te këtyre grupeve.

Fotografi nga Aktiviteti


Dokumenta nga Aktiviteti

Publikime