Anketa mbi kërkim-zhvillimin shkencor


Anketa mbi Kërkim - zhvillimin shkencor dhe Inovacionin pranë ndërmarrjeve private dhe institucioneve publike në Shqipëri


Qëllimi i anketës

Të sigurojë infomacion statistikor mbi kërkim zhvillimin shkencor pranë ndërmarrjeve private që operojnë në  Shqipëri dhe institucioneve publike si institucionet qeveritare, universitetet dhe institucionet jo-qeveritare. Gjithashtu, nëpërmjet këtij vrojtimi do të merret informacion edhe për Inovacionin që ndërmarrjet kryejnë në drejtim të përmirësimit të shërbimeve, produkteve të prodhuara apo mallrave. 

Anketa është një nismë e përbashkët midis INSTAT dhe UNESCO-s.

Pyetësorët  janë ndërtuar në bashkëpunim me ekspertët e UNESCO-s  bazuar në rekomandimet e manualit "Frascati "për  kërkim-zhvillim shkencor  dhe manualit "OSLO" për Inovacion. 


Objektivat specifike

- Për të paraqitur burimet e financimit që përdoren për kërkimet eksperimentale dhe zhvillimin shkencor, llojet e aktiviteteve ku kryhet veprimtaria kërkimore shkencore dhe qëllimin përse kryhet;

- Të jap informacion mbi personelin e përfshirë në procet e kërkim-zhvillimit shkencor dhe inovacionit, nivelin arsimor të tyre si dhe përfshirjen e femrave në aktivitetet kerkimore shkencore;

- Të jap informacion mbi përpjekjet që bizneset shiptare  apo të huaja që operojnë në Shqipëri ndërmarrin në drejtim të përmirësimit teknologjik për nxjerrjen e produkteve të reja, mallrave të reja dhe përmirësimin e atyre ekzistuese, në përmirësimin e sherbimit, etj.


Grupet kryesore të informacionit

A- Të dhëna të përgjithshme mbi ndërmarrjet / institucionet publike - identifikimi, aktivitetit ekonomik, të dhëna ekonomiko-financiare;

B- Informacion mbi kërkim-zhvillimin shkencor -analiza sipas llojit të kërkimit shkencor (bazë, i aplikuar, eksperimental), veprimtarinë sipas sektorëve,  bashkëpunimin me kontraktorë të tjerë, numrin e të punësuarve, nga të  cilat femra, nivelin arsimor të të punësuarve që merren me kërkimin shkencor, si dhe disa parashikime për të ardhmen në këtë drejtim;

C- Informacion mbi inovacionin - analiza mbi teknologjitë e reja, metoda të reja logjistike, operacione të reja mbi produktet dhe mallrat që ndërmarrjet kanë nxjerrë, analiza për përmirësimin e shërbimit si informatik, llogaritje, mirëmbajtje etj, që ndërmarrjet ndërmarrin për ecurinë e aktivitetit të tyre.

Të intervistuarit do të jenë ndërmarrjet private dhe institucionet publike (institucionet qeveritare, universitetet, institucionet jo-qeveritare).

Kampioniomi do të kryet në mënyrë të rastësishme dhe do të përfshijë 900 ndërmarrje dhe listë me 170  institucione publike.

Procesi në terren - Gusht-Shtator 2013

Publikimi i raportit mbi rezultatet finale - Dhjetor 2013

Pyetësori është dizenjuar në dy tipe:

I- Pyetësori mbi ndërmarrjet:

1. Situata e përgjithshme;
2. Kërkim-zhvillimi shkencor;
3. Inovacioni.

II- Pyetësori mbi institucionet publike:

1. Situata e përgjithshme;
2. Kërkim-zhvillimi shkencor;

Pyetësori i anketës mbi kërkim-zhvillimin shkencor - Ndërmarrjet

Pyetësori i anketës mbi kërkim-zhvillimin shkencor - Institucionet publike